Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama “vizaton” hartën e re, bashkitë që mund të bashkohen

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Gjirokastër për Reformën Territoriale, ku në fokus kanë qenë ndryshimet e mundshme në organizimin e pushtetit vendor.

Sipas Ramës, diskutimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe ka përfshirë propozimet për bashkimet Libohovë–Gjirokastër, Memaliaj–Tepelenë dhe Këlcyrë–Përmet.

Në takim është diskutuar për një organizim më funksional të qeverisjes vendore, racionalizimin e burimeve njerëzore dhe forcimin ekonomik e social të komuniteteve. Një tjetër çështje e ngritur ka qenë përfaqësimi i qyteteve në këshillat bashkiakë dhe përgatitja për menaxhimin e fondeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rama ka argumentuar se riorganizimi i njësive administrative synon një përqendrim më racional të funksioneve dhe burimeve në nivel vendor. Diskutimet për reformën territoriale pritet të vijojnë edhe me struktura dhe komunitete të tjera.

Advertisement