Politike
Berisha me mesazh të fortë pas SHBA-së: Këtë herë do përmbysim regjimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për gazetarët në Tiranë menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vizitën si një prej udhëtimeve më të rëndësishme të jetës së tij.
Berisha tha se takimet në SHBA, veçanërisht ato me diasporën shqiptare, ishin frymëzuese dhe i dhanë, sipas tij, një ndjesi të fortë ripërtëritjeje.
Duke iu referuar takimeve me shqiptarët në diasporë, Berisha bëri një krahasim me periudhën e viteve ’90, kur sipas tij ai dhe bashkëpunëtorët e tij kërkonin mbështetjen e diasporës dhe SHBA-së për përmbysjen e komunizmit.
Këtë herë, Berisha tha se qëllimi është përballja me atë që ai e cilësoi si një regjim të mbështetur nga droga dhe “dogma e komunizmit”. Ai vlerësoi rolin e diasporës dhe tha se e gjeti atë shumë më të fuqishme se 35 vite më parë.