Pinknews
Arbër Hajdari nuk kursen Kiarën: Fama ta kthen gërhimën në klarinetë
Spektakli i BBV-së mbrëmjen e kaluar u shoqërua me debate ndërmjet banorëve të rikthyer dhe atyre që janë brenda shtëpisë. Ndërkohë opinionisti Arbri Hajdari nuk e ka kursyer aspak Kiarën, për të cilën tha se tashmë fama ja ka kthyer gërhimën ne klarinetë.
Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.
Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për cdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj se vetëm ka konfirmuar që Kiara i merrr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që duhet t’ia dalin vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.