Pinknews
Në super formë, me Luizin në sfond/ Oriola Marashi tregon linjat perfekte
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme të momentit. Fama e saj tani ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u shfaqur si imazh i brandeve më të njohur si “Guess”.
Por përtej angazhimeve si modele, Oriola duket se gjen gjithmonë kohë për të shkuar palestër dhe duket se ky është edhe sekreti i linjave të saj perfekte.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto nga palestra, ku shfaqet e veshur sportive me një bluzë “crop top”.
Kështu ajo vë në pah belin e hollë. Ndërkohë, në sfond vihet re një tjetër detaj. Ajo pozon para një banderole me foton e këngëtarit Luiz Ejlli.
Nuk dihet nëse kështu modelja po shpreh mbështetjen për Luizin, por detaji nuk ka kaluar pa u vënë re.
Përtej të gjithave, Oriola di gjithmonë se si t’i kthejë sytë e publikut te vetja.