Connect with us

Pinknews

Vajzat këndojnë këngën e Luizit, Kiara e puth atë në buzë

Mbrëmja e kaluar argëtoi pa masë të gjitha vajzat. “Pyjama Party” e përgatitur nga Vëllai i Madh bëri bashkë edhe “rivalet” në lojë.

Debatet, hatërmbetjet, keqkuptimet e zënkat u harruan totalisht gjatë gjithë mbrëmjes.

Pasi dolën nga dhoma e posaçme e “Pyjama Party”, vajzat nisën të kërcenin edhe në shtëpi.

Argëtimi nisi fillimisht te dhoma e garderobës me valle, e më pas ato u zhvendosën në verandë aty ku ishin djemtë.

Të përqafuara me njëra-tjetrën, vajzat kënduan këngën e Luizit “Me ty”, të cilën ai ia ka dedikuar Kiarës.

Teksa vajzat këndonin, sytë e Luizit ishin te Kiara. Kjo e fundit pas performancës, i dha atij një puthje në buzë.

Advertisement