Politike
Rama: Të rejat me iphone nuk punojnë me 30 mijë lekë rrogë
Kryeministri, Edi Rama, prezantoi sot Portalin e Fermerit, një portal që do tu vijë në ndihmë fermerëve për të pasur akses në informacione të të rëndësishme për zhvillimin rural, tregjet dhe çmimet në kohë reale.
Sakaq Rama nuk kurseu kritikat për sektorin privat, veçanërisht për sektoron e fasonerive në Shqipëri.
Ai tha se fasoneritë kanë në një situatë të vështirë, pasi shumë punonjëse po dalin në pension dhe me sa duket zëvendësimi i tyre me fuqi të re pumëtore është i vështirë për shkak të kushteve jo të mira finaciare që pronarët e fasonerive ofrojnë.
Rama tha se ky sektor duhet të transformohet në mënyrë që mos të falimentojë.
Edi Rama: Sot nuk ekziston një vajze e re (që ka edhe iphone) që të shkojë ti zërë vendin asaj gruaje që ka ounuar në fasoneri për 30 vite.. Ato gra që kanë punuar 30 vite aty kanë filluar të dalin në pension. Zëvendësimi i tyre me vajza të reja për ti dhënë 300 mijë lekë është i pamunut… kjo është këmbanë alarmi për atë industri, e cila duhet të transformohet jo të falimentojë.