Aktualitet
LIVE dha lajmin që Brisilda ka vdekur, reagon moderatorja: Po nxjerrni vrer mbi familjen time
Gazetarja Odeta Dume, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, pasi për të fituar pak vëmendje, guxoi që t’i thoshte një qytetareje, mesditën e djeshme, LIVE, lajmin për vdekjen e së bijës.
Pas videove të shpërndara masivisht në rrjetet sociale, mijëra qytetarë, reaguan ashpër ndaj gazetares dhe emisionit të saj në tëlevizionin e Karlo Bollinos. Gazetarja Odeta Dume, edhe pse e dinte që e reja Brisilda kishte ndërruar jetë, e trajtoi emisionin, si një nominim në Big Brother, duke e mbajtur mamanë e 23-vjeçares në ankth gjatë gjithë kohës.
Më pas vendosi që t’ia japë lajmin zonjës Merita, ashtu Live, pa u kujdesur aspak që lajmi të ndodhte në privatësi dhe kur zonja të ishte me njerëz të tjerë dhe jo në ambientin e punës.
Megjithatë, Odeta Dume, ka reaguar dhe ka kërkuar falje familjes së Meritës. Gjithashtu ajo shprehet se ka gabuar dhe për këtë është kryqëzuar.
Gazetarja është shprehur:
Detyra jonë ishte të informonim nënën për këtë lajm tragjik, dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Por ndodh që ka edhe histori që përfundojnë me fund tragjik. Ne gabuam me mënyrën e transmetimit të lajmit. Unë logjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke nxjerr vrer dhe mallkime mbi familjen time