Pinknews
Kiara shpërthen ndaj Nitës: Po viktimizohesh për sëmundjen
Gjatë prime-t të shkuar, Nita ka pasur një debat të ashpër me Luizin, pasi ky i fundit u shpreh se nuk e nominon për shkak të sëmundjes së saj.
Nita është ndjerë e ofenduar nga kjo gjë dhe e ka vazhduar diskutimin gjatë mbrëmjes së djeshme. Luizi i tha se ishte vetë ajo që e pyeti përse nuk e nominon, ndaj dha përgjigjen e tij.
Por sipas Nitës, Luizi e përdor këtë gjë për qëllimet e lojës së tij. Më pas Kiara i është drejtuar Nitës duke i thënë se po viktimizohet duke përdorur këtë situatë.
“Pse viktimizohesh tani me sëmundjen? Pse përdor emrin tim në një moment që s’kisha lidhje fare”, i tha Kiara.
“Nëse e thua këtë turp të të vij”, iu kthye Nita.
“Turp të të vij ty që e kalon kështu tani”, i tha ajo më pas.