Connect with us

Pinknews

VIDEO/ Kiara qan, Luizi: Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë

Elvisi, Kiara, Luizi, Jori, Qetsori, Efi, Nita, Deamishel dhe Kristi kaluan me sukses provën që u caktoi Vëllai i Madh dhe si shpërblim atyre iu dha mundësia që të shihnin “Big Brother Portokalli”.

Banorët ndoqën vetëm një interpretim të aktorëve të “Portokallisë”, spektaklit më të famshëm të humorit në vendin tonë. “Big Brother Portokalli” u prit me humor dhe të qeshura pafund nga të gjithë banorët.

Megjithatë, një moment Kiara duket se nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë spektaklin.

 

 

Siçe shohi dhe në video bukuroshja është prekur dhe ka nisur të qajë, ndërkohë që Luizi e ka ngushëlluar dhe i ka qëndruar pranë.
“Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë”-ka thënë Luizi.

Advertisement

TRENDING