Pinknews
A janë ende bashkë Andi dhe Gresa, pas përfundimit të “BBV Kosova”?
Çifti simpatik Andi dhe Gresa jetuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe pas mbarimit të eksperiencës, veprimet e tyre janë parë me lupë nga fansat dhe portalet të cilët duan të mësojnë më shumë rreth vazhdimësisë së marrëdhënies mes çiftit. Me uljet e ngritjet e shumta me njëri-tjetrin, zënkat dhe hatërmbetjet të cilat shuheshin me puthje dhe përqafime Andi Artani dhe Gresa Hoti dolën të dashuruar nga ajo shtëpi.
Mirëpo, a janë ende bashkë?
Në një intervistë për “Prive”, modelja ka treguar se ata s’i ndahen njëri-tjetrit dhe po e shijojnë çdo moment. Para pak kohësh ata kaluan disa ditë pushime dhe u panë shumë të lumtur krah njëri tjetrit.
E tani që çdo gjë është në rregull dhe dashuria e tyre ka mbijetuar edhe pas daljes nga formati, a do të kurorëzojnë dashurinë çifti?
Për këtë Gresa u shpreh se e ka takuar familjen e Andit, ndërsa ky i fundit ende s’ka patur kontakte me familjen e saj, megjithatë kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe modelja është e emocionuar.
Planet e të ardhmes për Gresën janë modelingu në New York, ndaj kjo do t’i lidhë akoma më shumë sepse familja e Andit jeton atje.
E pyetur nëse janë gati për hapa më të mëdhenj në lidhje, Gresa tregoi se po e lënë “të rrjedhë”, duke shijuar momentin, pa biseduar ende për të ardhmen e tyre.