Pinknews
Luizi: Po u bëra lider, ti nuk rrezikon/ Qetsori: S’kam frikë unë!
Mëngjesin e sotëm, Luizi i ka thënë Qetsorit se gjatë ditës së sotme do të zgjidhet lideri i shtëpisë.
Qetsori u shpreh se dëshiron që lideri të jetë ai, e ndërsa Luizi i premtoi se nëse do të zgjidhet ai lider, Qetsori nuk do të rrezikohet për një javë.
Por Qetsori u shpreh se nuk ka aspak frikë nga rreziku, ndaj premtimi i tij nuk e inkurajonë. Ai tha se nuk ndihet i rrezikuar nga Kristi, por asnjëherë nuk i dihet si mund të vijnë rrethanat.
Luizi tha se dëshiron të mbrojë Kiarën nga një nominim i mundshëm, pasi veten e tij nuk e sheh të rrezikuar.