Connect with us

Pinknews

Zhaklina Lekatari tregon momentin e vështirë/ Jam dhunuar në mënyrë sistematike

Ajo ka treguar një histori personale në kohën kur ishte në një marrëdhënie me një person me të cilin sipas saj ajo ndjehej e dhunuar verbalisht.

Lekatari tregoi se mungesa e të dashurit veten ka ardhur si pasojë e një mungese mësimi nga ana e prindërve të saj, të cilët sipas saj duhet t’i kishin mësuar që kur ishte e vogël që të thoshte po dhe jo.

Nëse prinderit e saj do ta kishin bërë këtë ajo pohon do të kishte një jetë më të mirë sot.

Nuk ka qenë një fushatë, ka qenë një projekt i shkurtër në të cilën disa gra që kanë qenë të dhunuara dhe ja kanë dalë tregonin mbi historikun e tyre. Dhe unë kam treguar një copëz nga eksperienca ime, nga historia ime personale. Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë. Kështu që unë kuptova se nëse dikush në fëmijëri do të më kishte mësuar të doja veten, të respektoja veten, t’i thoja vetes “po” dhe jo “jo” për t’i thënë partnerit “po”, unë do të kisha marrë vendime më të mira për jetën time dhe veten time”, tha ajo.

Advertisement