Connect with us

Pinknews

Balerina e njohur: Lidhjet e hapura po kthehen në trend, në Tiranë kanë më shumë se 1 partner tani

Balerina Rexhina Çuko thotë se lidhjet e hapura me më shumë se një partner janë duke u kthyer në një lloj trendi, veçanërisht në profesionin e artistit.

“Janë shumë të njohura në fushën e artit. Domethënë që kemi një partner aktual, po i pranojmë edhe dy-tre partnerë të tjerë, ama mund të kthehesh sërish tek unë. Ndoshta këto lidhje mund të konsiderohen edhe të shëndetshme”, tha balerina.

Ajo u shpreh se ndodh që fama ti bëjë njerëzit arrogantë, sepse pretendojnë se mund të zgjedhin kë të duan, kur të duan dhe për sa kohë e duan. Por siç tha, ka shumë artistë që janë me këmbë në tokë, dhe këta janë më të dashur për publikun.
Advertisement