Lifestyle
Gështenja e egër kuron ulçerën dhe shiatikun
Gështenja e egër ka kurorë të dendur e të rrumbullakët dhe përdoret si pemë zbukuruese në parqe e lulishte. Druri i saj ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm. Degët lulëzohen nga gjethet e blerta, të dhëmbëzuara dhe ovale. Lulet e gështenjës së egër janë të mëdha, mashkullore dhe femërore. Ato lulëzojnë në maj-korrik. Nganjëherë lulëzojnë për së dyti edhe në vjeshtë.
Fryti i saj i blertë është i mbështjellë me gjemba famëmëdhenj ngjyrë kafe. Pemës i përdoret lëkura dhe gjethet. Lëkura mblidhet në shtator-tetor, nga degët 3-vjeçare e lart.
Ajo ka veti tonike dhe përdoret kundër temperaturave të përkohshme e të përsëritura, shëron dobësinë e barkut te gratë, kuron hemorroidet, forcon muskujt, pastron ulçerat dhe traumat, qetëson qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara, etj.
Kurimi i kollës së bardhë
Për të kuruar kollën e bardhë marrim rreth 50 gr lëkurë të shtypur gështenje dhe i ziejmë për shumë kohë, në një litër ujë. Tretësira kullohet dhe pihet, një filxhan çdo ditë.
Kurimi i hipertrofisë
Merren 100 gr lëvore të farës së gështenjës së egër. Pasi zhvishet prej farës, thërrmohet mirë dhe hidhet në 1L alkool eterik 96%. Shishja mbyllet për 10 ditë. çdo ditë tundet. Pas 10 ditësh kullohet dhe fillon konsumimi, duke marrë nga 10 pika të tretura në pak ujë, dy herë në ditë (para drake dhe para darke). Terapia zgjat 20 ditë, pastaj pushohet 10 ditë dhe vazhdohet me terapi përsëri.
Kurimi i shiatikut
Merren 5-10 kokrra të gështenjës së egër dhe grihen në pjesë të vogla. Gështenjat e grira i përziejmë me 1L raki të fortë. Shishja mbulohet mirë, për 3-4 javë, duke u tundur vazhdimisht. Pas kësaj kohe përzierja kullohet dhe me të bëhet masazhi i pjesëve të trupit të përfshira me shiatik. Tri herë në ditë, derisa të pushojnë dhimbjet.
-
Sport5 hours ago
VIDEO/ Goli i shpejtë i Nedim Bajramit “fikson” Europën, komentatori grek nuk përmbahet
-
Bota10 hours ago
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
-
Sport5 hours ago
Në Gjermani me kombëtaren kuqezi për Euro 2024, bashkëshortja e surprizon në fushë Silvinjon
-
Aktualitet15 hours ago
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës
-
Pinknews5 hours ago
U aludua se po hetohet nga SPAK dhe kërcënoi zyrtarët e IKMT, reagon Luiz Ejlli
-
Horoskopi15 hours ago
“Shenja që kërkojnë ta manipulojnë” Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kujdes me shpenzimet sot
-
Kosova35 mins ago
Tragjike/ Vetëvritet me armë zjarri në banesë 45-vjeçarja nga…
-
Pinknews25 mins ago
Tifozat e “masakruan” në rrjet Elseid Hysajn, Jul Deda bën reagimin e fortë (FOTO)