Connect with us

Politike

KQZ urdhër të prerë institucioneve: Fshini çdo postim elektoral

KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo medie tjetër sociale. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë thirrjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson ndër të tjera se publikimi i veprimtarive me karakter politik nga ana e institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Kryekomisioneri Celibashi ka shpërndarë këtë njoftim, teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).

Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike.

Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve. 

Advertisement