Kronike
Përplasi makinat e policisë gjatë arratisjes, arrestohet në Ksamil ‘Vis Korçari’
Është arrestuar Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari ose “Vis Korçari”, mbrëmjen e djeshme në Ksamil. Mësohet se, 34-vjeçari nga Elbasani u ndalua pas një operacioni të mirëorganizuar mes forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Sarandës.
Sipas informacioneve, i riu ishte shpallur në kërkim dhe ndiqej prej kohësh nga efektivët e kryeqytetit. Pasi u lokalizua në Ksamil, rreth orës 22:30, autoritetet ndërhynë për ndalimin e tij, operacion gjatë të cilit 34-vjeçari ka tentuar të arratiset duke përplasur makinat e policisë, por është neutralizuar shpejt nga agjentët civilë të sektorit të krimeve në Sarandë.
Sapo ka kuptuar prezencën e bluve, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet. Pas afro 30 minutash, Çaushllari është parë nga agjentë të krimeve të Sarandës pranë një biznesi privat në aksin Ksamil–Butrint. Atij i është sekuestruar një automjet, i cili rezultoi në emër të të vëllait
Bëhet me dije se, Çaushllari njihet si person i përfshirë në përplasjen e bandave të Elbasanit dhe ka precedentë të rëndë penalë. I arrestuar në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ai u lirua një vit më pas./