Lifestyle
Ankthi është i trashëgueshëm
Ankthi është i trashëgueshëm, pra transmetohet nga prindërit te fëmijët. Konkluzioni i publikuar në revistën e neuroshkencës është arritur pas një studimi të gjatë të kërkuesve amerikanë të universiteteve të Wisconsin të California-s dhe Maryland mbi majmunët.
Ata kanë studiuar një grup prej 378 të rinjsh të primatëve duke identifikuar zonat e trurit që aktivizohen gjatë ankthit dhe duke faktuar se ky lloj aktiviteti është i trashëgueshëm dhe mund të transmetohet nga prindi te fëmija.
Pra, temperamenti me ankth, reagimet ndaj vetëmbrojtjes dhe gjendja koshiente janë të gjitha të lidhura me paraardhësit.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për studimin dhe fokusin tek prodhimi i trajtimeve efikase, nga momenti që kurat aktuale ndërhyjnë mbi simptomat dhe jo mbi mekanizmat që shkaktojnë ataket e ankthit.
Madje kërkuesit thonë se qëllimi është të ndërhyhet që në moshë të hershme aty ku është nevoja, në mënyrë që të shpëtohet e ardhmja e adoleshentëve.