Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Shkelet me këmbë marrëveshja/ Serbia “ngushton” bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Çdo mall që hyn në Serbi nga Kosova tani duhet t’i nënshtrohet analizës laboratorike dhe deri në marrjen e rezultateve, produktet duhet të bllokohen në magazinat doganore të shtetit serb. Ky është vendimi i fundit i autoriteteve serbe sipas raportimit të Radiotelevizionit publik. Për më tepër, ndonëse jo në mënyrë direkte, vendimi për të vendosur barriera jo tarifore ndaj Kosovës mund të jetë një tjetër shkelje e Marrëveshjes për të cilen ishte zotuar presidenti Vuçiq gjatë këtij viti. Është pikërisht pika 6 e “Marrëveshjes për rrugën e normalizimit” ajo që thekson nevojën për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes vendeve. Pronari i fabrikës së vajit në Kosovë, Berat Mustafa, ka thënë se prodhimet e Kosovës që shkojnë drejt Serbisë do t’i nënshtrohen analizave laboratorike me një kosto prej 100 euro për çdo mostër. “Inspektorati në Serbi i njofton se çdo prodhim i cili shkon nga Kosova në Serbi do të ketë marrje të mostrave për çdo prodhim dhe kosto e çdo mostre është 100 euro, dhe duhet të qëndrojë në depo speciale për mos shitje derisa nuk kthehet mostra nga laboratori.” – ka thënë Mustafa për RTK-në Më tej Mustafa ka shpjeguar se një veprim i tillë krijon situatë të paimagjinueshme dhe se ky veprim i Serbisë po bëhet në kohën kur Kosova ka filluar të shënojë rritje të eksporteve drejt shtetit fqinj. Nëse çdo kamionë (me mallra) rri 3 javë pa u shitur ajo është e paimagjinueshme” “Kjo është duke i parë rritjet që kanë filluar eksportet e Kosovës të rriten në Serbi. Kjo është reagimi i tyre që me një kusht do ta bëjnë një pengesë që të ndalohen eksportet e Kosovës të mos kenë trend të rritjes për në Serbi.” – ka thënë ai. Shkelje e marrëveshjes?

Advertisement