Connect with us

Kronike

Tronditet sërish Italia/ Shqiptari godet me thikë disa herë gruan e tij

Një shqiptar është vendosur në pranga të Policisë italiane. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

Advertisement