Politike
Berisha: Duan të bindin shqiptarët se fajin e kam unë
Sali Berisha ka mbledhur grupin e Rithemelimit duke i dhënë mesazhin se duhet të përgatitet me urgjencë kërkesa për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet vendore që i cilësonn si farsë elektorale. Në mbledhje, Berisha argumenton se 14 maji ishte etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Sipas tij, objektiv kryesor ishte dhunimi i votës së lirë. Berisha, i cili nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve pretendon se qeveria do të bindë shqiptarët se fajin e ka Berisha.
Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet.
Por, jo më pak kriminal është dhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku, njerëz me sy të mendjes së verbuar, bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër.
Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë.
Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik.
Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, tha Berisha.
Në përditësim…