Aktualitet
Hodhi në erë fasonerinë e biznesmenit italian, publikohet fotoja e autorit
Personi që shihni në foto është Edmond Arapi, i cili është autori për tritolin e vendosur nga një 16-vjeçar te fasoneria në pronësi të Roberto Del Gaido. Në foton e publikuarshihet Arapi. Ai përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut.
Edmond Arapi vendosi që t’i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i kishte borxh 100 mijë euro. 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri. 46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë./Dosja.al