Connect with us

Kosova

Escobar: Jemi me popullin e Kosovës, por jo me individë që s’koordinohen

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim me gazetarët ka folur për atë çfarë po ndodh aktualisht lidhur me veriun në Kosovë, për raportin e SHBA-së me Prishtinen zyrtare dhe për qëndrimet aktuale të kryeministrit Albin Kurti.

Escobar ka thënë se i vjen keq që ndodhet në Kosovë në këto rrethana dhe ka thënë se raporti i SHBA-së me Kosovën është raport në mes vendeve dhe njerëzve dhe si i tillë nuk ndryshon.

“Ne do të vazhdojmë të jemi mbështetësi juaj në komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar për pavarësinë tuaj, integritetin territorial, sigurinë dhe perspektivën ekonomike.” – ka deklaruar Escobar.

Ai ka theksuar se shpreson që njerëzit ta kuptojnë se çfarëdo problemi që SHBA ka me kryeministrin Kurti,  të mos ndikohet sentimenti i raporteve me Amerikën. Ai ka thënë se i dhemb kur sheh që disa njerëz mendojnë se SHBA-ja në një farë forme po e shfrytëzon apo drejton raportin me Kosovën në favor të Serbisë.

“Dua t’iu rikujtoj njerëzve që Serbia ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kundër fushatës tonë për njohje, kundër në Këshillin e  Evropës, kundër zgjedhjeve dhe kundër rezultatit” – ka shtuar emisari amerikan, duke treguar se problem me Kurti lindi pasi i kërkuam mendim se si do të procedojë pas kësaj dhe kur i dhamë disa sugjerime konkrete. Ai gjithashtu shtroi serish pyetjen se perse Albin Kurti nuk u kordinua me aleatët edhe kur iu kerkua qe ta bente per interesa te medha strategjike.

Escobar theksoi gjithashtu se SHBA eshte e gatshme gjithmonë për të përkrahur popullin e Kosovës, por  jo individë që nuk janë bashkëpunues

 

Advertisement