✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

VELIAJ PO KERKON NDIHMEN E SOROSIT/ ANALISTI ZBULON STRATEGJINE QE PO NDJEK KRYEBASHKIAKU

Gazetari Almer Toska tha se, ‘Erion Veliaj është një bandë, kundër bandës së pushtetit që është Edi Rama’.

Almer Toska: Unë mendoj që Veliaj është nga ata politikanë që kur i bën lëvizjet, mendoj që i ka të koordinuara. Veliaj aktualisht e stisi gjithë këtë histori për një arsye shumë madhore mendoj unë. Veliaj, mendoj unë është beniamini i Sorosit dhe Rama ka shkëputur çdo marrëdhëniet me fondacionin Soros. Nga të dhënat që kam unë, është shumë e sigurtë. Nga ta jap unë këtë detaj. Unë kam patur një telefonatë të nxehtë me Ramën nga fundi i muajit gusht. Me ka telefonuar sepse unë bërë një lajm që takimi që pati me Aleks Sorosin në një darkë private, ai, Sorosi i ka kërkuar dy gjëra, të heqësh dorë nga projekti i Zvernecit dhe të lirosh Erion Valiajn. Tek të dyja Edi Rama ka këmbëngulur dhe ka refuzuar. Duhet të dimë një gjë që bëhet fjalë për një mega projekt siç është Zverneci, 4 miliardë euro. Është nga projektet me të mëdha që i vjen Shqipërisë dhe këto para, e dimë çfarë është Soros, kërkon ti marrë tek grupacioni i vet. Pra ti përfitojnë njerëzit dhe biznesmenët e lidhur me Sorosin. Ai do që këtë projekt të mos e bëjë Kushner, por biznesmenët e tij.
Unë kam marrë një telefonatë nga Rama, vetëm se nxora këtë lajm. Më ka bërtitur, çfarë nuk ka thënë, ku i di ti burimet, kush je ti që nxjerr kështu lajmesh, ka qenë darkë personale. Pra një telefonatë shumë e nxehtë. Nuk ka qenë me tonalitetin që ka qene dje me Plarent Ndrecen që e ka ofenduar. Por me ka bërtitur.
Tani të kthehemi tek ajo që thamë pse është e programuar. E vetmja rrugë që Erion Veliaj të dalë nga burgu është të bëjë të burgosurin politik. Dhe pse po e bënë pikërisht tani. Po e bën sepse në SHBA ka zgjedhje dhe një fitore e mundshme e demokratëve atje i lë Erion Veliajt Shansin që të lobojë përmes Sorosit që Veliaj të fitojë pavarësinë dhe lirinë. Duke e para në këtë prizëm nuk duhet të kemi shume respekt. Është njeri që ka 13 akuza për korrupsion, është njeri i cili ka heshtur për të gjitha. Është njeri i cili ka bashkëpunuar me Edi Ramën në shumë afera korruptime. Erion Veliaj nuk mund ta heqë veten sikur është njeriu që e ka dhunuar dhe e ka futur në burg Edi Ram. Jo. Erion Veliaj është në burg se ka vjedhur. Ne e dimë kush ka qene banda e Erion Valijat, Ka qene Qato, Redi Molla, Maloku, Tushe. Këta njerëz e shpërfytyruan Tiranën dhe e rropën Tiranën kur ishin këtu në drejtimin e kryeqytetit. Pra Erion Veliaj është një bandë, kundër bandës së pushtetit që është Edi Rama. Dhe aktualisht Valiaj, të vetmin synim që ka është të paraqitet tek ndërkombëtarët dhe të marrë interesin e tyre si njeriu që po sakrifikohet nga pushteti….

Advertisement