Connect with us

Politike

Baton Haxhiu: Përveç Ramës, të tjerët të vishen trashë

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se shumica e zyrtarëve të lartë që kanë dosje penale në SPAK, do kenë të njëjtën pasojë.

Ai u shpreh me siguri se “paprekshmëria e ka prekur fundin”. Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha tha se të gjithë do të përballen me ligjin, përveç Kryeministrit.

Baton Haxhiu: Shqipëria po hyn në fazën kur paprekshmëria e ka prekur fundin. Dhe sipas asaj që unë kam informacion, nuk janë të paktë, nuk do mbetet më askush i paprekur dhe do të pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK.

Blendi Fevziu: Si, si? Njerëz të rëndësishëm politikë po flasim?

Baton Haxhiu: Ata të kaluar dhe këta të tashëm! Nuk janë pak, ma besoni. Dako është model më shumë i një jehone ose presioni publik që vjen nga Prokuroria dhe Gjykata, që vjen dhe nga publiku dhe realisht është një lloj modeli i “këputjes së qafës”.

Blendi Fevziu: Pra, ti paralajmëron stinë të nxehtë nga vjeshta?

Baton Haxhiu: Jo e nxehtë, por nuk do të ndalet!

Blendi Fevziu: Stinë përvëluese? Me zyrtarë të lartë?

Baton Haxhiu: Ma beso, nuk do të ndalet!

Blendi Fevziu: Cila është dera e fundit?

Baton Haxhiu: Unë jam aq i përgjegjshëm sa mos të flas me emra.

Artan Hoxha: Heqim Ramën, të tjerët…të vishen trashë!

Advertisement