Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Hapet plaga/ Vuçiç para humbjes fatale – Shkrim nga NTV

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur u shfaq në një video zyrtare duke u ankuar për protestuesit në rrugë duke i quajtur ata me emra fyes “budallenj të çmendur, vrasës dhe kriminelë”. Por, pas disa javësh protesta, Vuçic tani është në shënjestër. Siç shkruan gazeta amerikane “Th New York Times”, protestat, me thirrjet për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit dhe heqjen e licencave të transmetimit nga dy stacione televizive pro-qeveritare, u shndërruan në një revoltë më të gjerë kundër “klimës së dhunës” për të cilën fajësohej presidenti serb dhe sulmuesit e tij në media. “Nuk vë bast për rënien e tij, sepse liderët si Vuçiç kanë teknika shumë të fuqishme mbijetese, por Por është hapur një plagë dhe peshkaqenët po sillen rrotull në ujë” – deklaroi Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd, një institut i pavarur kërkimor. Në këto ujëra të trazuara ka filluar te peshkoje Rusia, ambasadori i së cilës në Serbi Aleksandar Bochan-Kharchenko fajësoi Perëndimin për nxitjen e protestave, te cilat përkuan me ndezjen e tensioneve në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 – citon gazetën amerikane portali serb “Nova”. Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit në fund të muajit të kaluar, Vuçiq urdhëroi ushtrinë e tij të lëvizte drejt veriut të Kosovës, e cila është e populluar kryesisht nga serbë etnikë. Kjo lëvizje pasoi vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të futur kryebashkiakët e rinj shqiptarë që fituan pasi votuesit etnikë serbë bojkotuan zgjedhjet. Kjo i tërboi serbët e Kosovës, të cilët sulmuan paqeruajtësit e NATO-s, duke plagosur dhjetëra prej tyre dhe duke e shtyrë aleancën të nxitonte për të dërguar qindra trupa shtesë në veri të Kosovës. Duke iu referuar problemeve me Kosovën, Botcan-Kharchenko, ambasadori i Rusisë në Beograd tha se “qëllimi i Perëndimit është të ndryshojë politikën e Serbisë në lidhje me Rusinë”. Një sondazh i kohëve të fundit nga ‘Demostat’, një grup kërkimor, zbuloi se vetëm 3 për qind e serbëve thanë se dëshironin marrëdhënie të mira me SHBA, krahasuar me 22 për qind që mendonin të njëjtën mënyrë për Rusinë. Në të njëjtën kohë, 32 për qind favorizojnë Bashkimin Evropian dhe vendet skandinave, gjë që tregon se mbështetja për Rusinë, edhe pse e fortë, mbetet pas Perëndimit në tërësi. Atë që ambasadori rus e prezantoi si një komplot perëndimor për të shkaktuar probleme në Kosovë dhe për të rrëzuar Vuçiçin, shumica e ekspertëve, por edhe e demonstruesve, e shohin krejt të kundërtën. Çedomir Çupiç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, thotë se Kosova tashmë është e humbur, sepse nuk ka asnjë mundësi reale që Serbia të kthehet dhe të sundojë mbi më shumë se një milion shqiptarë etnikë të shqetësuar. Por për Rusinë, tha ai, pasionet e brendshme që ajo ende i mban te ndezura, janë dhurata e Zotit për Moskën. Dhuna në Kosovë gjithashtu ofroi gjithashtu një lajm rrallë të mirë për Vuçiçin pasi luajti në avantazhin e tij si mbrojtës i interesave serbe, ndërsa ai lufton për të shuar protestat në rrugë. Situata ndërkohë ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët prej kohësh janë përpjekur të ulin temperaturën dhe të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ata dënuan në mënyrë të pazakontë vendosjen e forcave të sigurisë në veri të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti. Nderkohe, tensionet në Kosovë vetëm sa po e ndihmojnë Vuçicin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e konsiderojnë si pjesë të vendit të tyre”, tha Milomir Mandiç, drejtor i ‘Demostat’.“Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiçin”, tha Pavle Grboviç, deputet i opozitës në Parlamentin serb nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, i cili ndihmon në organizimin e protestave javore në rrugët e Beogradit. “Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiçin, sesa Albin Kurti” – theksoi ai.

Advertisement