Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Ndikimi negativ i opozitës për situatën në Veri

Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në veri ka përplasur Qeverinë e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Për këtë situatë nga kritikat nuk kanë shpëtuar as partitë opozitare. Këto të fundit po fajësohen së nuk po luajnë rolin që ju takon. Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se as opozita nuk është në krye të detyrës për të parandaluar Qeverinë në aventurat e saj në veri dhe në përplasje me ndërkombëtarët. Ata kanë bërë me dije se deri e tani opozitën e vetme e Qeverisë Kurti janë mediat. Sipas tyre, partitë opozitar po qëndrojnë duarkryq duke pritur se çka po ndodh. Me këtë qasje, kanë thënë ata, opozita aktuale e të vështirë të vije në pushtet. Politologu Avdi Smajljaj ka deklaruar për gazetën Nacionale se opozita nuk ka arritur ta imponojë qëndrimin e saj për situatën aktuale. “Opozita ka bërë disa përpjekje për të bërë presion ndaj qeverisë për të racionalizuar qëndrimet në zhvillimet e fundit, siç është ftesa në parlament e kryeministrit për të raportuar për veriun, deklaratat e partive opozitare, etj”, ka thënë ai. Ai ka vlerësuar se opozita ka minimizuar rolin e saj. “Megjithatë, marr për bazë krizën e kredibilitetit me të cilën përballet opozita që nga zgjedhjet e fundit, edhe këto veprime ishin në hije të kësaj, duke e minimizuar rolin që mund të këtë opozita”, ka thënë Smajlaj. Më i ashpër më opozitën ka qenë analisti Astrit Gashi.

Advertisement