Aktualitet
3 mijë muxhahedinë në Manzë, 450 braktisën kampin
Duke iu referuar SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në kampin në Manëz, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë qëndrojnë në Tiranë. Me sa duket, ky kamp nuk ka qenë vendi i ëndrrave për iranianët e strehuar atje.
Nuk përjashtohen as dyshimet se brenda kampit ka pasur aktivitet terrorist. Zyrtarisht prokurorët e posaçëm ende nuk e kanë ngritur akuzën e terrorizmit, por me thellimin e hetimeve dhe ekspertimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara nga muxhahedinët, kjo akuzë nuk përjashtohet.
Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompiuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës. Sulme të tilla janë tentuar në periudha kohore, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të Shqipërisë.
Anëtarët e MEK, kanë pasur veprimtari në dëm të sistemeve shtetërore të Iranit, ndërkohë që provat e sekuestruara, përfshirë dhjetëra servera, laptopë, dokumente e tabletë po ekspertohen për të zbuluar aktivitetin e në të paktën 17 godina brenda kampit të MEK në Manzë. Pasi kuptuan se po zbulohej aktiviteti që kryhej brenda kampit, anëtarët e MEK bënë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke plagosur 15 prej tyre.
Dje, policia shqiptare në zbatim të një urdhri të gjykatës kreu kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë, por hasi në rezistencën e dhunshme të anëtarëve të kësaj organizate. /Dosja.al