Connect with us

Kronike

U konfliktua me mjekët dhe policinë pasi i vdiq i afërmi, jepet masa për Aliajn

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” Brikel Alikaj i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35-vjecar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulancës nuk i ishte hapur dera.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht.

 

 

Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Advertisement