Connect with us

Sport

Milito: Zikaltërit merituan më shumë në Champions

Heroi i tripletës së Interit në 2010-ën, Diego Milito, ka qenë një ndër tifozët më të mëdhenj të Interit në finalen e Champions League ndaj Mançester Sititi. Pavarësisht disfatës, për ish-sulmuesin zikaltrit kanë qenë shumë pranë realizimit të një mrekullie.“Unë mendoj se ishte shumë afër. Interi ka bërë një rrugëtim të madh në Champions League, ata e merituan finalen dhe në finale për mendimin tim merituan më shumë. Bënë një lojë fantastike, por për fat të keq futbolli është i tillë, nuk mundën ta zhbllokonin dhe ishin pa fat gjatë ndeshjes. Mançester Siti shënoi dhe për fat të keq Interi nuk mundi ta sillte kupën në shtëpi, por rrugëtimi ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh argjentinasi për”Goal.com”, duke u ndalur më pas te bashkëkombësit e tij, sulmuesit Lautaro Martinez, Mauro Ikardi dhe Mateo Retegui.“Lautaro është pa dyshim një nga më të mirët në rolin e tij. Ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe është një pikë referimi për Interin dhe repartin ofensiv të tij. Është diçka që nuk po e zbuloj unë, është një lojtar i jashtëzakonshëm.Vendimi i Ikardit përt’iu bashkuar Gallatasarajit? Janë zgjedhje dhe duhen respektuar. Mauro është një sulmues i mrekullueshëm, ai e dëshmoi përsëri këtë vit në Turqi, duke parë që shënoi kaq shumë gola. Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë zgjedhjesh do të bëjë që tani e tutje.Retegui? Mendoj se ka çdo gjë për t’u përshtatur në Serinë A, është rritur shumë në Argjentinë dhe mund të bëjë shumë mirë edhe në Itali”, përfundoi “princi”.

Advertisement