Connect with us

Shkrime

Tërheq gjuhën dhe zbut kokëfortësinë/ Kurti hapa pas me propozimin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar dje propozimin e ri për de-eskalimin e situatës në Veri, të cilin thotë se ia ka dërguar edhe Top diplomatit të Bashkimit Europian Borell. Me këtë propozim ai ka thënë se do të reduktohej prania e policëve në ndërtesat komunale në Veri, ndërkohë që për katër kryetarët e komunave ka thënë se do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Por kryeministri nuk e ka adresuar kërkesën e BE që kryetarët të punojnë në objekte alternative.

Kurti po ashtu ka propozuar që komunat në Veri të shkojnë në zgjedhje me anë të një peticioni ndërsa BE publikisht ka kërkuar që kjo të ndodhë me tërheqjen e kryetarëve nga pozitat e tyre.

Albin Kurti, në videon përmes së cilës tregon se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova për gjendjen në very, ka folur edhe për atë se çfarë pret nga Serbia. Propozimin për publikun e ka shpalosur në ditën kur janë mbledhur shefat e BE’së të cilët dje dhe sot do të diskutojnë për tensionet Kosovë -Serbi.

Kurti deklaroi se nga Serbia pret të tërhiqen protestuesit e dhunshëm dhe vetëm paskësaj, Kosova të bëjë reduktimin e forcave policore pranë objekteve komunale.

Pas takimit të 22 Qershorit në Bruksel,  kryediplomati I Unionit Europian Borell ka propozuar një plan deesakalimi duke i kërkuar Kosovës e Serbisë që ta implemtojnë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në Veri. Ai i ka kërkuar Kosovës, “që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Albin Kurti shkruan se Kosova dëshiron të ritheksojë angazhimin për dialog intensiv për një zbatim të plotë, të pakushtëzuar, me sekuencë të balancuar e korrekte, të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të saj.

“De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, për këtë keni gatishmërinë dhe vullnetin tim” – shkruan Kurti, teksa dhe ka nxitur komentet se ai ka tërhequr brenda gjuhën e ashpër, ka zbutur kokëfortësinë dhe të gjitha këto, me synimin e vonuar të pezulimit të sanksioneve që pritet të vendosë Bashkimi Europian ndaj Kosovës dhe atij personalisht

 

 

Advertisement