Connect with us

Aktualitet

FOTO/ 33 vite nga shembja e mureve të regjimit

2 Korriku/ 33 vite nga shembja e mureve të regjimit, domosdoshmëri ruajtja e themeleve të pluralizmit!

33 vite më parë, Ylli Bodinaku, një ish i dënuar politik do të ndërmerrte një akt të guximshëm, ku me kamionin e tij tip “Skoda” brenda së cilit kishte fëmijët e mitur dhe 40 persona në rimorkio, çau murin rrethues të Ambasadës Gjermane dhe u futën brenda.

Pas këtij akti që sfidoi dhe poshtëroi regjimin e Tiranës, në pak orë rreth 5200 qytetarë të Tiranë pushtuan ambasadat e vendeve perëndimore në kryeqytet, duke kërkuar azil politik.

Shembja e murit të regjimit që për 45 vite kishte mbajtur të izoluar shqiptarët, ishte një proces I pandalshëm, teksa goditjen finale i’a dha lëvizja studentore që u pasua me rikthimin e pluralizmit politik në vend.

Këto akte heroike, u pasuan me një eksod biblik, që largoi nga vendi asetin tonë më të madh, rininë. Por mundi dhe djersa e këtyre burrave dhe grave të guximshëm, që sytë i patën kurdoherë nga atdheu ishte një ndihmë kolosale në ndërtimin e ekonomisë shqiptare dhe atdheu kurrë nuk do mundet t’ua shpërblejë sakrificën.

Ndërkohë sot duhet të jetë një ditë reflektimi, pasi themelet e pluralizmit janë më shumë së kurrë në rrezik, pasi dekadën e fundit është ndjekur nga qeveria Rama një politike agresive shpopullimi, duke dëbuar rreth 800 mijë shqiptare, teksa Rama ka përdorur si askush tjetër çdo mekanizëm, për të vrarë opozitën reale, duke tentuar të hedhë në Shqipëri rrënjët e autokracisë.

Në misionin e tij për zhdukjen e opozitës, ka përdorur forcën e gjykatave, pushtetin e krimit, autoritetin e organeve të rendit dhe paratë e korrupsionit për blerjen e diplomatëve të huaj, teksa nuk ka nguruar të korruptojë as zyrtarin e lartë të FBI, Charles MCgonigal, duke dëmtuar në mënyrë të pashmangshme marrëdhëniet me një aleat historik dhe strategjik të vendit tonë.

Në respekt të sakrificës së atyre që bënë të mundur 2 Korrikun e 1990, por edhe në nder të atyre që dhanë jetën dhe gjithçka kishin në përballjen me regjimin Hoxhist, secili prej nesh duhet të angazhohet që pluralizmi dhe demokracia të mbrohen, pasi një popull që fle në stabilokraci pashmangshmërisht zgjohet në autokraci.

May be an image of 2 people and crowd

May be an image of text

 

 

Advertisement