Aktualitet
Korrupsion në Bashkinë e Dimalit, SPAK mbyll hetimet…
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona, 4 prej tyre zyrtarë të akuzuar për korrupsion në Bashkinë Dimal. Prokuroria e Posaçme kërkon gjykimin e 4 zyrtarëve, Altin Pali, Arben Guraj, Valentina Jançe dhe Agim Çunaj të cilët merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë. SPAK ka dërguar kërkesë për gjykim për Arjan Demirin inxhinier dhe Vait Koshin menaxher i një subjekti privat
Valentina Jançe, përgjegjëse e Urbanistikës në Dimal, akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
Agim Çunaj, ish-përgjegjës i IKMT në Dimal,akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”
Skema e korrupsionit
4 zyrtarët ranë në pranga më 14 shkurt të këtij viti me kërkesë të SPAK. Report Tv zbardhi edhe skemën e korrupsionit në Bashkinë Dimal.
Shkak i arrestimit të 4 zyrtarëve u bënë abuzimet me lejet e ndërtimit. 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, u impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë.
Hetimet
SPAK nisi hetimet për këtë çështje, pas denoncimit të bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.