Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | El Pais: Kryetarët shqiptarë kanë barrikaduar veten përpara serbëve

Gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” i ka kushtuar një artikull të gjatë e të detajuar gjendjes paszgjedhore e të tensionuar në katër komunat të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku qysh në titull nis me konstatimin se: “Kryetarët etnikë shqiptarë kanë barrikaduar veten në zyret e tyre para shumicës serbe”. Gazetari Franciso Peregil ka vizituar të gjitha komunat për të krijuar përshtypjet e tij rreth situatës, teksa ka biseduar edhe me kryetarët shqiptarë atje, por edhe me politikanë serbë lokalë si Zoran Todiq. “Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi…që vinë nga partia socialiste e Kryeministrit të Kosovës…kanë strategjinë e njëjtë të mbylljes së vetes nëpër zyret e tyre. Por, a mund të udhëhiqen qytete kështu, mbyllure brenda, pa mbështetjen e më shumë se 95% të popullatës”, shkruan në formë pyetje El Pais. Shkrimin e tij e nis me Erden Atiqin, kryetarin e Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin thotë se “preferon të mos i fotografohet dhoma se ku flen” që nga 26 maji. “Nuk ka asgjë aty përpos rafte të zbrazta dhe dy shishe ujë” derisa shpjegon edhe se Atiq vjen nga partia e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “i cili erdhi në pushtet me një ideologji të fortë nacionaliste”. “Që nga 26 maji, Erden Atiq, 40 vjeçar, vështirë se është larguar nga Bashkia e Qytetit të Mitrovicës së Veriut, i mbrojtur rëndë nga policia shqiptare e Kosovës…Lulzim Hetemi, kryetari i Lepposaviqit, sidoqoftë, nuk është larguar fare nga zyrja që nga 26 maji. Nuk i përgjigjet mediave, madje as përmes telefonit”. El Pais citon një qytetar serb nga Leposaviqi me emrin Martin, i cili i thotë se duhet larguar njësitet speciale kosovare. “Nuk kemi asgjë kundër policisë së rregulltë. Por, këta agjentë special vinë me autoblinda dhe armë të gjata. Dhe nuk jemi në Irlandën Veriore”.

Advertisement