Rajon
Rutte në Beograd: Brengosëse dhuna ndaj civilëve, KFOR’it dhe gazetarëve
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë me vendet e Ballkanit Perëndimor
“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve është shqetësuese” – ka deklaruar Mark Rutte
Ai gjithashtu theksoi se “Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin europian”