Aktualitet
Miratohet projektligji, ndërtimet pa leje do përdoren për strehim social
Sot është miratuar projektligji që ka për qëllim administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, dhe përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.
Në draft parashikohet se për strehim do të kalojnë ato ndërtime, të cilat nuk mund të shëmben pasi nuk plotësojnë disa kritere të parashikuara në ligj.
Përfaqësuesja e kryeministrisë, Elira Kokona, është shprehur se me anë të këtij drafti synohet të zgjidhet ngërçi me objektet që tashmë janë në shkelje të lejes së ndërtimit.
Ky ligj ka si qëllim rregullimin dhe zbutjen e pasojave sociale, të shkaktuara nga ndërtimet për qëllim fitimi. Ligji parashikon regjistrimin e objekteve të konfiskuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe për krijimin e Fondit të veçantë të objekteve të konfiskuara.