Connect with us

Aktualitet

Po peshkonte në liqenin e Ohrit, sekuestrohet varka e peshkimit

Një varkë e peshkimit është sekuestruar nga ana e policisë, pasi kryente gjueti të paligjshme në liqenin e Ohrit. Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës dhe Policinë Kufitare, kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit. Gjatë kohëve të fundit, autoritetet kanë shtuar kontrollet duke marrë masat ndaj gjuetisë së paligjshme.

“Në zbatim të Planit të Masave për evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në vijën bregliqenore Inspektorati i Peshkimit qarku Korçë në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës, OMP Pogradec dhe Policinë Kufitare kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit. Gjatë kontrollit është sekuestruar një mjet peshkimi në gjueti të paligjshme. Autoritetet kanë shtuar kontrolle të shumta kohëve të fundit në vijën bregliqenore në Pogradec, sa i përket gjuetisë së paligjshme”.

Advertisement