Connect with us

Kosova

Vjosa ‘parimore’ që hesht për një grusht votash e like në fcb

Nënkryetarja e PDK-së në Kosovë, Vlora Çitaku, ka akuzuar presidenten  Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen e saj “karshi situatave nëpër të cilën po kalon Kosova”.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur presidenten Osmani, se cili është qëndrimi i saj për situatën në të cilën është vendi.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim dhe nënshtrim”, ka shkruar Çitaku duke shtuar pyetjen: Vjosa mendon  njejtë si Albin Kurti apo nuk pajtohet me të?

“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Dikur ke qenë populiste teksa kundërshtoje Hashim Thaçin dhe me vone Isa Mustafën…Po tani pse po heshtni ndaj Kurtit” – shkruan Citaku, duke theksuar: Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për like në facebook

 

 

Advertisement