Connect with us

Rajon

Daçiç: Edhe unë jam në Listën e Zezë të SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se sanksionet amerikane ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandër Vulin, paraqesin një vendim ekskluzivisht politik, bazuar në qëndrimin ndaj Rusisë, pavarësisht se veprave penale që u përmendën në shpjegimin zyrtar.

“Edhe unë kam qenë në listën e sanksioneve amerikane, në listë ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, në kohën e Millosheviçit. Ato lista shërbejnë edhe për arritjen e qëllimeve të caktuara politike dhe është e qartë se kur është fjala për Vulin, është një vendim ekskluzivisht politik i bazuar në marrëdhëniet me Rusinë”, tha Daçiç.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë  u shpreh se vendimi amerikan vjen pas Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Nëse do kishim vendosur sanksione ndaj Moskës, nuk do të mund t’i kërkonim asaj që të caktojë një seancë speciale për Kosovënnë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” – shpjegoi Daçiç dhe thaksoi se “tërheqja e 25 për qind e forcave të Kosovës nga veriu është një “mashtrim për të mbuluar sytë” dhe synon të lërë ende të pazgjidhur burimin kryesor të tensioneve.

“Lind pyetja, a është ndonjë tekë e Albin Kurtit që të jetë një lloj Zelenski i ri që ëndërron luftën sepse e sheh si zgjidhje dhe vulosje të pavarësisë së Kosovës, apo të gjitha këto po i bën me mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare” – deklaroi Ministri i Jashtem serb

Advertisement