Connect with us

Aktualitet

“Digjet” Tirana/ Qytetarë e turistë kërkojnë praninë e ambulancave

Tirana nuk gumëzhin këtë fundjavë nga banorët, të cilët duket se janë mbyllur në shtëpi për shkak të temperaturave të larta, apo të tjerë sipas mundësive zgjedhin të freskohen buzë detit.

Megjithatë, ka edhe nga ata të cilët janë të detyruar të jenë në punë  dhe të përballen me vapën, si dhe nëpër rrugët e kryeqytetit takon edhe emigrantë të cilët rikthehen për pushime në atdhe.

“Vapë e madhe plasëm. Ja po freskohem. Po ka njerëz që sdurojnë nxehtësinë e ju bie të fikët, po këtu ska në cep asnjë ambulancë”, tha një qytetar.

Nga ana tjetër, pikat turistike të Tiranës i gjen plot me të huaj, që nuk i tremben diellit të fortë, por që shfaqen kritikë për masat e munguara parandaluese në rast incidentesh prej vapës. Kryesisht, turistëve ju bie në sy mosprania e ambulancave në zonat e nxehta me fluks më të madh vizitorësh, si te sheshi Skënderbej.

“Më duket se është më shumë seç duhet vapë. Unë e ndjej kështu se vij nga Gjermania. Nuk kam parë ambulance në qytet dhe nuk e di sa larg është spitali nga qendra në rast nevoje”, tha turistja nga Gjermania.

“Këtu është shumë nxehtë, por unë vij nga Spanja që është gjithashtu vapë e madhe, edhe jam mësuar. Mirëpo atje ndihmën e shpejtë e gjen në pikat kryesore të qytetit. Duhet të ndiqet edhe këtu ky shembull”, tha turistja nga Spanja.

Advertisement