Connect with us

Lifestyle

Pse nuk duhet të debatoni nëse jeni të zemëruar

Ne nuk duhet të nisim kurrë një debat, nëse jemi të zemëruar. Ndoshta të gjithë e dinë që kjo është e vërtetë. Por ndonjëherë, ne humbasim kontrollin e emocioneve tona gjatë një debati të nxehtë, dhe nuk mundemi të ndalemi e të shuajmë një debat, deri kur është shumë vonë.

Ja tre arsye përse nuk duhet të debatojmë kur jemi të zemëruar.

Ju mendoni që të gjithë janë kundër jush

Kur ndiheni të zemëruar, ju humbisni kontrollin jo vetëm të emocioneve, por edhe të asaj që besoni, kjo për shkak të mënyrës si funksionon truri ynë së brendshmi. Psikologët thonë që nëse jemi në humor të keq, ne e konsiderojmë cdo fjalë apo gjest që bën kundërshtari, si fyerje. Kështu do përfundojmë duke i bërtitur edhe më shumë, pa patur arsye. Dhe e gjithë kjo do të përfundojë me fundin e marrëdhënies.

 Ju pa e kuptuar e zemëroni kundërshtarin

Gjatë shumë studimeve, shkencëtarët kanë provuar gjithashtu se nëse jeni të zemëruar, të tjerët nisin të ndihen edhe ata të zemëruar. Ky fakt vetëm sa rrit mundësinë që ju të mos jeni në gjendje të zgjidhni si duhet një konflikt, kur ndiheni të zemërua.

Nuk do të jeni në gjendje të dëgjoni kundërshtarin

Zemërimi bllokon aftësinë tuaj për të qenë racionalë. Prandaj gjatë debatit ju mendoni më keq për tjetrin, se sa kur jeni të qetë. Në këtë situatë, ju s’do jeni në gjendje që të jeni të paanshëm kundrejt partnerit. Por nëse gjatë një debati ju e shihni kundërshtarin si një person të zgjuar e karizmatik, ju s’do të mendoni që problemi është kaq i rëndë, dhe do të jeni në gjendje ta zgjidhni më shpejt dhe me efektshmëri.

Advertisement