Connect with us

Aktualitet

Largimet në PS, Spahiu: Pas vendimit të Ramës është SPAK dhe listat për “non grata”

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar rreth mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Duke komentuar largimin e Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe emërimin në vend të tij Blendi Klosit, Spahiu tha se ka dy arsye në largimet që bën kryeministri Rama. Sipas tij arsyet janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA. “Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për  në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës. Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator. Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita. Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”,-tha Kreshnik Spahiu

Advertisement