Bota
Elon Musk acaron fqinjët me logon gjigante të kompanisë “X”
Banorët e San Franciskos që jetojnë në afërsi të ndërtesës ku kompania X, deri vonë Twitter, është në pronësi të Elon Musk, kanë dërguar ankesa tek autoritetet. Sipas qytetarëve, tabela “X” e vendosur në godinën e kompanisë ndizet me intensitet të madh.
Kompania e Musk instaloi një logo “X” në çatinë e selisë së saj në Market Street të premten, duke zemëruar fqinjët e pakënaqur për dritën intensive, tha inspektori i ndërtimit të qytetit të San Franciskos.Është konfirmuar se për këtë çështje do të nisë një hetim.
Musk, i cili bleu Twitter-in në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë, njoftoi se kompania Twitter, e riemërtuar “X”, do të vazhdojë të operojë nga San Francisko pavarësisht trendit të shumë kompanive të tjera që largohen nga ky qytet në bregun perëndimor të SHBA.