Pinknews
‘Mezi pres rrogën’, rrëfimi i trishtë i aktorit për vështirësitë ekonomike
Lajmi për Genc Fugën trishtoi publikun e gjerë shqiptar. Aktori i njohur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru.
Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë nëpërmjet një llogarie në GoFundMe ku shuma e kërkuar është siguruar në kohë rekord. Për ironi të fatit, vetëm pak kohë më parë në një dalje televizive, Genci kishte folur pikërisht për vështirësitë ekonomike të tyre, si njëçift artistësh.
“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës”, shprehej Genci teksa u pyet për provën më të madhe të dashurisë që i ka dhënë gruaja.
I pyetur në lidhje me momentin kur Eni e ka mbështetur më shumë, ai tha:
“Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”.