Connect with us

Bota

Rritet mbështetja për Trump pavarësisht akuzave kriminale

Problemet e shumta ligjore të Donald Trump nuk e kanë cënuar statusin e tij si kandidati favorit republikan në zgjedhjet presidenciale të 2024-s. Madje akuzat kriminale e kanë forcuar edhe më shumë pozicionin e 77-vjeçarit.Një sondazh i zhvilluar më 31 korrik, sugjeron se manjati i pasurive të patundshme kryeson me 37%  kundër rivalit të tij, guvernatorit të Floridas, Rond de Santis.Në mesin e muajit shkurt, Trump printe me vetëm 2% ndaj De Santis, e ndërsa ylli i këtij të fundit po zbehet, mbështetja për Trump mbetet solide.

Trump është vënë 2 herë nën akuzë gjatë 4 muajve të fundit; për krime të pretenduara financiare dhe për përvetësim të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të hetimeve.77-vjeçari mund të jetë gjithashtu në prag të një akuze të tretë, për përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe një të 4 për trysninë e ushtruar ndaj autoriteteve në Georgia për të përmbysur disfatën atje.

Por shumica e Republikanëve i shohin akuzat si një përpjekje e demokratëve për të penguar kandidaturën e tij. Një sondazh i zhvilluar në qershor nga CBS tregoi se 76 për qind e votuesve republikanë thonë se çështja e dokumenteve të klasifkuara është motivuar politikisht.Sakaq, 61% e të anketuarve thanë se akuzat nuk e ndryshojnë opinionin e tyre për ish-presidentin.

Advertisement