Sport
Interi i pari në Itali, Mançester City në krye të listës sipas renditje së UEFA-s
Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA ka publikuar ditën e djeshme renditjen e klubeve pas ciklit 2022-2023. Vendi i parë përkon me kampionët në fuqi të Champions-it, Mançester Sitin, në kuotën e 120.000 pikëvee, teksa në shkallën e dytë të podiumit ndiqet nga kampionët e Bajernit.
Rekordmenët e Ligës së Kampioneve gjenden në vendin më të ulët të podiumit, konkretisht Real Madridi me 18.000 pikë më pak nga kryesuesit. Çelsi zë pozitën e katërt, për t’i lënë radhën rivalëve të Liverpulit dhe yjeve të PSG-së. Mançester Junajtidi ndonëse ka pësuar “goditje” në Kupat e Europës, sërish ia ka dalë të gjendet në vendin e 7-të. Nëse i referohemi renditjes nga liga e Italisë, finalistët e Champions-it në sezonin e shkuar radhiten të parët për shtetin e tyre, e cila lidhet me Interin.
Zikaltrit e Inzagit kanë grumbulluar 81.000 pikë, të pasuar nga dy kundërshtarët brenda kufijve, konkretisht Roma dhe Juventusi. Duhet theksuar se ky klasifikim koincidon me përditësimin e 5 viteve të fundit. Kurorëzimi i Romës në Konferencë Ligë në vitin 2022 duket se ka luajtur rol të rëndësishëm. Ndërsa “zonja e vjetër” mbyll tabelën me 10 vendet e para. Mungesa e rezultateve në kampionat ka mbajtur të njëjtin trend negativ edhe në Europë për bardhezinjtë.