Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Rruga e gabuar për të hequr kryetarët në Veri

Qeveria e Kosova është duke bërë hapa konkret për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Ashtu siç është pajtuar me BE-në me marrëveshjen e Bratisllavës, Kosova është duke i larguar njësitet policore sipas planit. Pas largimit kohë më parë të 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut, sot ka ndodhur edhe tërheqja tjetër prej 25 për qind e policëve në veri. Për zvogëlimin prezencës policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre ka folur edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka bërë me dije se kjo ka ndodhur pasi situata është e qet në atë pjesë të vendit. Por, ajo që mbetet e paqartë ende është mënyra e largimit katër kryetareve të komunave të veriut, veprim ky që do t`i hapte rrugë zgjedhjeve të reja. BE-ja ka kërkuar dorëheqjen e tyre, si rrugë më të shpejt drejtë zgjedhjeve të reja, ndërsa Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se largimi i tyre duhet të bëhet sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, i cili kërkon që ky proces të realizohet me anë të një kërkese të qytetarëve për largimin e tyre. Madje, Qeveria e Kosovës ka ndërmarr edhe hapa konkret për realizimin e këtij skenari. Këtë javë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit. Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi ky grup e ka zgjedhur kryesues z. Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin. Në vend thuhet se ky grup do ta ketë përgjegjësinë për “hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”

Advertisement