Connect with us

Kronike

Tronditëse/ 36-vjeçarja vetëvritet pranë hangarit të banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistrua ditën e djeshme në fshatin Turan të Korçës.

Autoritetet policore bëjnë me dije se një 36-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është gjetur e vetëvarur në hangarin pranë banesës së saj. Blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 36-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Advertisement