Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Pretendimi: “UÇK kontrollon trafikun e organeve në Ukrainë”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë një pretendim absurd. Sipas saj, ka mundësi që UÇK-ja është e pranishme në Ukrainë si organizatë mercenare dhe është duke kontrolluar trafikim organesh. “Njëri nga udhëheqësit e kësaj organizate terroriste është duke u gjykuar në Hagë”- shkroi Zakharova në një opinion në “Rasiyskaya Gazeta”, përcjell B92-shi. Sipas saj, UÇK-ja është ende duke operuar, edhe pse me një emër tjetër, dhe ekziston mundësia që ajo është e pranishme në Ukrainë si organizatë mercenare. “Ka qenë e ditur për një kohë të gjatë se Ukraina është bërë njëra nga lideret globale të “transplantimit të zi”- shkroi zëdhënësja ruse. Ajo theksoi se nga fundi i viteve nëntëdhjetë, Ukraina është përfshirë nga skandalet e lidhura me nxjerrjen ilegale të organeve nga trupat e të vdekurve, që e kanë përkeqësuar situatën socio-ekonomike në vend. “Që nga fillimi i viteve 2000, problemi ka qenë në rritje. Puçi i armatosur në Kiev në shkurt të vitit 2014 dhe konflikti pasues në Donbas ofruan një nxitje shtesë për këtë proces”- shtoi ajo. Sipas Zakharovës, më 2014, OSBE-ja kishte njoftuar se trupa me organe të hequra ishin gjetur në varre masive në zonat e luftimeve, sipas të gjitha gjasave viktima të transplantimit ilegal të organeve.

Advertisement