Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | / Marrëveshja e Brukselit/ Ja çfarë sjell të mirë për sërbët dhe shqiptarët – Shkrim NTV

Marrëveshja e parë e Brukselit shikohej para një dekade si pikë kthese në raportet sërbo-shqiptare, ndërsa sot ka ngecur plotësisht dhe të dy palët janë sërish ulur në start. Analistet besojnë se kjo, si dhe marrëveshjet që pasuan në kuadër të procesit të negociatave, kishin potencial për të normalizuar marrëdhëniet mes dy palëve-se ato u zbatuan dhe se nuk kishte pengesa. Bashkësia e Komunave Siç ata vlerësojnë, marrëveshja e parë i dha shtysë relaksimit të raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve dhe nëse të gjitha do të ishin zbatuar, do kishin dobi për mbarë qytetarët. Serbe, të kujtojmë, ishte motivi kryesor i palës sërbe për të iniciuar Marrëveshjen e Parë të prillit 2013, pasi ishte konceptuar si instrumenti më i rëndësishëm politik për mbrojtjen e të drejtave kolektive të sërbëve në Kosovë. Në fund të këtij muaji, më 25 gusht, mbushen tetë vjet nga arritja e marrëveshjes për parimet e formimit të BKS por Prishtina e uli me shpejtësi traun në tetor të atij viti kur presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi prej Gjykatës Kushtetuese, vlerësimin e kushtetutshmërisë së saj. Gjykata tha se parimet që kanë lidhje me asociacionin “nuk janë plotësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës” e prej atëherë, çdo qeveri në Prishtinë këtë vendim e ka përdorur si alibi për të mos e formuar, ndonëse Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të vet, urdhëroi formimin. Në bazë të Marrëveshjes së parë të Brukselit, policët dhe gjyqtarët sërbë u integruan në sistemin kosovar, por ata u larguan nga këto pozita vjeshtën e kaluar, e ndërsa marrëveshja parashikonte dhe zgjedhjet vendore në veri sipas ligjeve kosovare çka u mbajtën sipas këtij legjislacioni po ashtu në prill të këtij viti, por kësaj radhe nën bojkotin e sërbëve dhe pjesmarrje minimale të zgjedhësve. Analisti politik Ognjen Gogiq thotë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 e deri në ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, kontribuoi në përmirësimin e raporteve sërbo-shqiptare dhe qysh atëherë nisi zhbërja e asaj që ishte arritur më herët. Ky i fundit thekson se nënshkrimi i marrëveshjes, çeli negociatat e pranimit të Sërbisë me BE në vitin 2014 dhe se kishte vullnet nga pala sërbe për të zbatuar atë që ishte dakordësuar. Si “plus” Marrëveshjes së Brukselit, mjaft i’a atribuojnë periudhës pa tensione të mëdha (deri në ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje), megjithëse Gogiq kujton se ka pasur raste të tilla dhe jep shembuj të arrestimit të Marko Gjuriqit apo rritjes së taksës për produktet sërbe gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt. Përveç pikave që shkuan në dorë të shqiptarëve, marrëveshja nënkuptonte dhe formimin e BKS ndërsa Gogiq thotë se Bashkësia duhej të amortizonte hyrjen e sërbëve të veriut në sistemin kosovar në mënyrë që ata t’a “ndiejnë sa më pak” dhe meqenëse BKS nuk u formua, frustrimi i tyre vetëm rritej. Për atë se a është thënë ndonjëherë se me formimin e BKS do të duhej të shfuqizoheshin vetëqeverisjet lokale sërbe në territorin e Kosovës, Gogiq thotë se kjo nuk është thënë askund. Në anën tjetër, profesori i së drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllëm Baraliu, beson se marrëveshjet nga procesi i negociatave të Brukselit nuk solli asgjë të re për asnjërën palë, pasi në përgjithjësi nuk janë pranuar. Nëse kjo do të ndryshonte, siç beson ai, do të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve. Ky i fundit thekson se është mirë që çdo marrëveshje i kontribuon bashkëjetesës së përbashkët, por beson se elitat politike në Beograd dhe Prishtinë, edhe më herët ashtu edhe tani, nuk e kanë pasur si prioritet. Përsa i përket BKS, Baraliu është i mendimit se nuk ka interes për të nga asnjëra palë. “Të paktën në Kosovë. I tillë ishte qëndrimi konvulsiv i këtij koalicioni, sidomos i Vetëvendosjes si partia më e madhe edhe para zgjedhjeve të fundit-që Bashkësia nuk mund të formohej, sidomos jo siç ishte parashikuar në prill 2013 dhe 2015 me marrëveshjen e gushtit. Dhe Gjykata Kushtetuese tha se nuk mund të bëhet kështu, por ndryshe. Sipas bindjes sime të thellë si profesor i të drejtës, ai vendim i Gjykatës Kushtetuese solli vetëm lajthitje dhe nuk ka qenë ai që duhet të ishte” thotë Baraliu.

Advertisement