Connect with us

Aktualitet

Zjarr në Mamëz të Kukësit, flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve

Përfshihet nga flakët e zjarrit venddepozitimi i mbetjeve urbane të qytetit që ndodhet mbi fshatin Mamëz të Kukësit. Vatra e zjarrit ka rënë në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën. Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe, ndërkohë që prania e erës mund të favorizojë përhapjen e flakëve.

Advertisement